I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka treguar se gjatë takimit me të ka diskutuar për gjendjen aktuale në veri.
Lajçak potencoi se gjatë bisedës me Krasniqin, ranë dakord që palët duhet të kthehen menjëherë në dialog.
“Pata një bisedë të dobishme me kryetarin e PDK-,së, Memli Krasniqi, mbi gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-pershkkallëzuar dhe për t’u kthyer në dialog pa vonesë”, shkroi Lajçak.
Had a useful exchange of views with @PDKzyrtare Chair @MemliKrasniqi on the current situation in the north of Kosovo. We agree on the need to de-escalate and return to the Dialogue without delay. pic.twitter.com/ZJLeKyTSMk
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 14, 2023