Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas samitit që u mbajt në Londër, ku prezente ishte ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz.
Ai tha se takimi mes Britanisë, Bashkimit Evropian, ShBA-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE.
Ai shtoi se është i gëzuar që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit.
“Takimi shumë i dobishëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, SHBA-së + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, shkroi Lajçak.