image Lajçak njofton ambasadorët e BE-së për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

Politikë

Lajçak njofton ambasadorët e BE-së për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

news image

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot ambasadorët e BE-së në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë komitet, Lajçak ka folur për takimet e tij, përshtypjet dhe rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe partneritetin BE-Ballkani Perëndimor.

Diplomati sllovak kohë më parë qëndroi për vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar lidhur me vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.

Pas Kosovës, emisari i BE-së zhvilloi vizitë zyrtare edhe në Serbi.

Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria e tij procesin e dialogut do ta ketë prioritet numër katër./Gazeta Sinjali/