Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit. Ai ka udhëtuar në Paris për takim me Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se më këtë ka biseduar për përgatitjet për muajt në vijim rreth dialogut.
”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X të martën.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që shtetet e fuqishme perëndimore të emërojnë emisarë për këtë çështje.
Madje edhe liderët e këtyre shteteve po përfshihen që të mundësohet një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.
Procesi i dialogut po shoqërohet njëkohësisht në tensione në terren në pjesën veriore të Kosovës.
Zyrtarët perëndimorë kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova përgjegjësi që situata mos të eksalojë.
Just wrapped up my first visit of 2024, which took me to Paris 🇫🇷. Had very useful and important meetings at the Quai d’Orsay and the Élysée to prepare for the months ahead. Grateful for the strong French support to the 🇪🇺-facilitated Dialogue and my work. pic.twitter.com/duZWjWbnfP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 9, 2024