I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Beograd, ku është takuar me me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka dhënë detaje nga diskutimi që pati me Vuçiqin, teksa ka paralajmëruar një takim të presidentit serb me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.
Today in Belgrade, I had an in-depth discussion with @predsednikrs @avucic about the issues currently on the agenda and the way forward in the Dialogue, including the next High-level meeting. pic.twitter.com/2BVp34CFnO
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 20, 2022
Ndryshe, sot dhe nesër në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.