Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë të mërkurë takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajçak, pas takimit tha se me presidentin serb pati diskutim konstruktiv e thelbësor për dialogun Kosovë – Serbi.
“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv e thelbësor me presidentin Vuçiq, në Beograd për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Lajçak në Twitter.
Vizitës së Escobarit dhe Lajçakut në Serbi, i parapriu vizita treditore në Kosovë, ku u takuan me të gjithë krerët e institucioneve dhe me të gjithë liderët e opozitës./GazetaSinjali/