image Lajçak në takim me Kurtin: Patëm diskutim të thellë për rrugën përpara në dialog

Politikë

Lajçak në takim me Kurtin: Patëm diskutim të thellë për rrugën përpara në dialog

news image

Kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë është takuar me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit bëri të ditur se në këtë takim temë e diskutimit ishte dialogu Kosovë – Serbi.

Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Lajçak.

Kurti do të zhvillojë një vizitë dyditore në Austri, ku pritet të takohet me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00”, është bërë e ditur sot nga kryeministria.

/GazetaSinjali/