image Lajçak në takim me Ahmetin: Tensionet në Veri të ulen urgjentisht në përputhje me kërkesat e BE-së

Politikë

Lajçak në takim me Ahmetin: Tensionet në Veri të ulen urgjentisht në përputhje me kërkesat e BE-së

news image

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka folur sot me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar në Twitter se në takim është diskutuar edhe për nevojën urgjente për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së.

“Pata një bisedë të gjatë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim. Folëm për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën urgjente për hapa për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat e BE-së”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/