image Taravari sfidon Ahmetin, e fton në garën për president

Rajon

Taravari sfidon Ahmetin, e fton në garën për president

news image

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për president i koalicionit opozitar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka ftuar publikisht Ali Ahmetin të pranojë sfidën e garës për president të Republikës.

Këtë e bëri të ditur Taravari në një status në rrjetin social Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”- shkruan Taravari.

Pas shpalljes së kandidaturës së Taravarit, media të afërta me BDI njëherë paralajmëruan se Bujar Osmani do t’i futet garës për president dhe pastaj vetë Ali Ahmeti.

Taravari deri më tani disa herë e ka sfiduar Ahmetin që t’i futet garës, por ftesat e tij kanë ngelur pa përgjigje.

/GazetaSinjali/