image Lajçak në prani të Bislimit i tregon BE’së sa po i zbaton marrëveshjet Kosova

Politikë

Lajçak në prani të Bislimit i tregon BE’së sa po i zbaton marrëveshjet Kosova

news image

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar që sot është mbajtur një takim i Grupit Special për Normalizim, sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit të marrëveshjeve si rezultat i dialogut në të kaluarën.

“Sot, mbajtëm një takim të Grupit Special për Normalizimin sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’i njoftuar shtetet anëtare të BE-së për nivelin e implementimit  të marrëveshjeve që kanë dalë si rezultat i dialogut në të kaluarën”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, e ka falënderuar zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, për prezantimin e bërë në këtë takim.

/GazetaSinjali/