image Lajçak ndihet i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Politikë

Lajçak ndihet i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

news image

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka zhgënjyer sërish vendet e rajonit.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/