image Lajçak: Me presidenten Osmani folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri

Politikë

Lajçak: Me presidenten Osmani folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri

news image

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani, kanë diskutuar sot për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri të Kosovës.

Siç shkruan në twitter, Lajçak, përmend se këtë mision në Kosovë, e nisi bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

”Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten VjosaOsmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”.

/GazetaSinjali/