image Lajçak: Kuvendi i Kosovës e kupton nevojën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Politikë

Lajçak: Kuvendi i Kosovës e kupton nevojën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai deklaroi se e ka theksuar rolin e rëndësishëm të parlamentit. Këto deklarata ai i bëri në një postim në Twitter.

“Isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”, ka shkruar ndër të Lajçak. /Gazeta Sinjali/