image Lajçak: Kosova e Serbia u pajtuan t’i vazhdojnë diskutimet për targat, takimi i radhës me 13 maj

Politikë

Lajçak: Kosova e Serbia u pajtuan t’i vazhdojnë diskutimet për targat, takimi i radhës me 13 maj

news image

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimet mes të dyja vendeve lidhur me çështjen e targave.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se takimi i radhë mes dy shefave të ekipeve negociatore do të zhvillohet më 13 maj në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.

“Jam i lumtur të tregoj qe pas konsultimeve me dy shefat e ekipeve negociatore dje dhe sot, ne u pajtuam për të vazhduar diskutimet tona më 13 maj në Bruksel për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për cështjen e targave”, ka thënë Lajcak.

Ndryshe një takim trilateral mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, homologut të tij serb, Petar Petkoviq dhe emisarit Miroslav Lajçak ishte zhvilluar më 21 prill, por që nuk ishte arritur që të nënshkruhet një marrëveshje përfundimtare për targat.

Marrëveshja e përkohshme ka skaduar më 21 prill.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

/GazetaSinjali/