image Lajçak konfirmon se marrëveshja me Serbinë për rrymën në veri do të jetë në agjendë të dialogut

Politikë

Lajçak konfirmon se marrëveshja me Serbinë për rrymën në veri do të jetë në agjendë të dialogut

news image

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se çështja e rrymës në veri do të jetë në agjendën e takimit të radhës.

Lajçak tha se letra e Sekretarit Blinken, në të cilën ka kërkuar marrëveshje për punën e energjisë elektrike në veri të Kosovës është një dëshmi se sa afër janë SHBA-ja dhe BE-ja në bashkëpunim.

“Letra e Sekretarit Blinken është edhe një fakt tjetër se sa afër janë ShBA’ja dhe Bashkimi Evropian në bashkëpunim. Ai ka ngritur një numër çështjesh, të cilat janë adresuar në dialog dhe në linjë me dialogun. Po, çështja e rrymës në veri është njëra nga to dhe gjithashtu edhe çështja e personave të zhdukur. Ai gjithashtu thotë se duhet mbajtur zotimet e kaluara dhe duhet që të shmangen veprimet apo retorika që mund t’i rrisë tensionet dhe më lejo të them që kjo vlen për të dyjat, Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak, për Gazetën Express.

/GazetaSinjali/