image Lajçak kërkon unitet politik në Kosovë: Dialogu është përgjegjësi e të gjitha partive

Politikë

Lajçak kërkon unitet politik në Kosovë: Dialogu është përgjegjësi e të gjitha partive

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që pati me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajçak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Emisari evropian kërkoi që të ketë unitet politik në Kosovë sa i përket çështjes së dialogut, pasi që, sipas tij, ky proces është përgjegjësi e të gjitha partive politike në vend.

“Dialogu do të vazhdojë. Mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por  e të gjitha partive”, ka thënë ai.

I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë.

“Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për çështjen e dialogut”, ka thënë Lajçak para gazetarëve./Gazeta Sinjali/