image Lajçak i takon ndaras Hysenin e Gjuriqin: Vazhdojmë diskutimet në nivel të ekspertëve

Politikë

Lajçak i takon ndaras Hysenin e Gjuriqin: Vazhdojmë diskutimet në nivel të ekspertëve

news image

Sot në Bruksel do të ketë një tjetër përballje Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç është paralajmëruar, sot do të nis draftimi i marrëveshjes finale ndërmjet dy vendeve.

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak sot i ka takuar ndaras koordinatorin e Kosovës për dialogun, Skender Hysenin dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Marko Gjuriq.

“Sot, ne po vazhdojmë diskutimet politike në nivel të ekspertëve. I lumtur t’iu uroj mirëseardhje në këtë mëngjes dy negociatorëvë nga dy palët, Skender Hysenit, dhe Marko Gjuriqit”, ka shkruar Lajçak. /Gazeta Sinjali