image Thaçi e cilësoi të padëshiruar, Lajçak i shkruan letër

Kosovë

Thaçi e cilësoi të padëshiruar, Lajçak i shkruan letër

news image

Miroslav Lajçak i cili është caktuar si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, i ka shkruar letër kreut të shtetit të Kosovës, në të cilën ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u marrë me procesin, megjithatë ndryshe nga amerikanët, Lajçak në letrën e dërguar Thaçit s’ka përmendur ndonjë afat për arritjen e marrëveshjes finale e as çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka dërguar letër presidnetit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë e tij të punoj me kreun e shtetit sa i përket çështjes së negociatave.

Lajçak në ketë letër ka thënë se ëmërimi i tij në pozitën e Përfaqësuesit Special për dialogun Prishtinë-Beograd është një tregues i rifillimit të angazhimit të Brukselit sa i përket bisedimeve.

Tutje diplomati sllovak ka thënë se do të punojë në mënyrë të palodhshme për të avancuar procesin e dialogut, ndëkrohë thotë se një çasje të njejtë e pret edhe nga Prishtina dhe Beogradi.

“Jam i bindur se me një vullnet të mirëfilltë politik nga të dy palët dhe përmes dialogut, do të mund të arrijmë rezultatet që dëshirojmë për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe Serbi”, ka shkruar Lajcak.

Ndër të tjera emisari i BE-së për dialogun ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të heq taksën 100 % ndaj Serbisë, duke e cilësuar si një hap konkret për rinisjen e dialogut.

Në këtë letër, Lajçak e ka njoftuar Thaçin se tashmë e ka përgatitur planin e tij për të filluar punën në procesin e dialogut, duke shprehur gatishmërinë e tij për të takuar vetë Presidentin dhe liderët tjerë shtetërorë për të shkëmbyer pikëpamjet.

Por, vetëm disa ditë më parë Thaçi e kishte cilësuar si të padëshiruar emërimin e Lajçakut nga BE si emisar special për dialogun Kosovë- Serbi.

Thaçi gjithashtu kishte theksuar se Lajçak sa ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë, ka penguar njohjen e Kosoves nga Sllovakia si dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO./ Gazeta Sinjali/