image Lajçak flet për takimet e sotme në Kosovë, përmend Osmanin e Hotin

Politikë

Lajçak flet për takimet e sotme në Kosovë, përmend Osmanin e Hotin

news image

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth takimeve të ndara që zhvilloi sot me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajçak thotë se me Osmanin kanë diskutuar për hapat e ardhshëm që do të merren në procesin e dialogut.

“Ne folëm për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet aktuale. Ne gjithashtu diskutuam hapat e ardhshëm në dialog”, shprehet Lajçak, derisa ka folur për ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Ndërkaq, Hotin thotë se Hotin e ka falënderuar për angazhimin e tij për dialog dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Unë gjithashtu u takova sot me kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin. Unë e falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në zyrë dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar Lajçak./Gazeta Sinjali/