image Lajçak falënderon emisarin amerikan për kontributin në marrëveshjen për targa

Politikë

Lajçak falënderon emisarin amerikan për kontributin në marrëveshjen për targa

news image

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka falënderuar të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, për kontributin e dhënë për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për targat, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, uniteti mes BE-së dhe ShBA-së është kyç për suksesin në Ballkanin Perëndimor.

“E falënderoj Escobar, i cili kaloi ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Uniteti mes BE-së dhe ShBA-së është kyç për suksesin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në Twitter./Gazeta Sinjali/