image Lajçak e Escobar takohen edhe me Listën Serbe, kjo është kërkesa e tyre për ta

Politikë

Lajçak e Escobar takohen edhe me Listën Serbe, kjo është kërkesa e tyre për ta

news image

Pas takimit me presidenten Osmani e me kryeministrin Kurti, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me Listën Serbe të cilës i thanë se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se asnjë zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/