image Lajçak do të takohet ndaras sot me Kurtin dhe Vuçiqin

Politikë

Lajçak do të takohet ndaras sot me Kurtin dhe Vuçiqin

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Këto takime do të mbahen me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan tanjug.

Lajçak ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajçak.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./Gazeta Sinjali/