image Lajçak diskuton me liderët gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Lajçak diskuton me liderët gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Berlin.

Gjatë kësaj vizite, Lajçak ka takuar presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kryediplomatin, Heiko Mass dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelares Merkel, Jan Hecker.

Lajcak ka bërë të ditur se në këto takime ka diskutuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për takimin e 12 korrikut në Bruksel dhe gjithashtu edhe për Samitin e Parisit që do të mbahet me 10 korrik.

“Diskutime të thella me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm, Heiko Mass dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelares gjermane, Hecker. Folëm për dialogun e ndërmjetësuar nga BE, rëndësinë e takimit të parë të nivelit të lartë me 12 korrik, pas Samitit të Parisit më 10 korrik”, ka shkruar Lajcak. /Gazeta Sinjali/