image Lajçak deklarohet pas takimit me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Politikë

Lajçak deklarohet pas takimit me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, e ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Temë e këtij diskutimi ishte takimi i 26 tetorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët e BE-së.

Lajçak tha se është e nevojshme zbatimi i plotë dhe pa parakushte, i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka thënë Ljaçak.

/GazetaSinjali/