image Lajçak bisedon me Osmanin për rifillimin e dialogut Kosovë - Serbi

Kosovë

Politikë/ Lajçak bisedon me Osmanin për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

“Diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE. U pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai./Gazeta Sinjali/