image Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

Politikë

Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

news image

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lajçak derisa ka njoftuar për takimin me Kosnett thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor.

Tutje ai shkruan se BE dhe SHBA duan të shohin përparimin e rajonit në mënyrë që të ketë perspektivë evropiane.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë evropiane reale dhe të qartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Diplomati sllovak po qëndron aktualisht në një vizitë treditore në Kosovë, në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë, ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj./Gazeta Sinjali/