image Lajçak: Ballkani Perëndimor po na kritikon, çdo ditë e më e vështirë të flas në emër të BE-së

Politikë

Lajçak: Ballkani Perëndimor po na kritikon, çdo ditë e më e vështirë të flas në emër të BE-së

news image

Emisari Special i Bashkimi Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në Forumin e Bratisllavës, ka folur rreth mundësisë së Ballkanit Perëndimor, drejt anëtarësimit në BE.

Lajçak tha se BE-ja kishte një qasje të gabuar ndaj rajonit viteve të fundit dhe për këtë tha se është bërë e vështirë të flasë në forume të tilla, meqë po merr shumë kritika nga vetë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Por, Lajçak tha se rajoni pati pak fat në fatkeqësinë që ndodhi me luftën e Ukrainës, meqë ka kthyer vëmendjen e Unionit.

Aktualisht situata është më ndryshe. Kemi zhvillimet në pesë vitet e fundit që s’kanë qenë aq shumë pozitive. Ka pasë një përkushtim dukshëm më të dobët, një mungesë entuziazmi, ndoshta edhe një mungesë të pajtueshmërisë sa i përket anëtarësimit të plotë të rajonit. Ka pasë [brenda BE-së] edhe një perceptim të gabuar që rajoni mund të presë, duke menduar se është në një status të sigurt dhe s’mund t’i ndodhë asgjë rajonit, kështu që nuk ka nevojë që të ngutemi dhe se mund t’i rregullojmë problemet tona së parie pastaj të merremi me këtë rajon”, tha Lajçak.

Ai tutje shtoi se ”BE po humb popullaritetin dhe kredibilitetin në rajon në masë gramatike do të thosha. Po bëhet çdo ditë e më vështirë që të jemi në këso panele në rajon e të përfaqësojmë BE-në, sepse deri më tani kemi ligjëruar në njëfarë mënyrë, por tash na kritikojnë partnerët tonë’‘.

Lajçak po ashtu theksoi se ndryshuesi i çështjes është rasti i Ukrainës, i cili ka prodhuar presion politik.

”Tani a mund ta kthejmë këtë mirëbesim në realitet apo një cilësi të re? Ekziston vullneti i mirë, por ende ballafaqohemi me vështirësi si për shembull si ta demonstrojmë vullnetin tonë për ta afruar Ukrainën, por jo ta bëjmë këtë në dëm të partnerëve tonë në BP, sepse kemi qenë partnerë shumë vite me radhë dhe me 23 të këtij muaji do të marrim ato përgjigje”, tha ai.

Lajçak përfundoi duke thënë se gjashtë shtetet e rajonit duhet ta ndihmojnë BE-në që të marrë vendimet e duhura.

/GazetaSinjali/