Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.
Ky takim i Kurtit me Lajçakun vjen pikërisht në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Po ashtu, të martën kryeministri i Kosovës Albin Kurti e mori një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqendra e bisedës ishte dialogu me Serbinë.
SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, po që e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim.