image Lajçak arrin në Beograd, Vuçiq menjëherë pas fitores në zgjedhje do të flasë për Kosovën

Rajon

Lajçak arrin në Beograd, Vuçiq menjëherë pas fitores në zgjedhje do të flasë për Kosovën

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur sot në Beograd.

Aleksandar Vuçiq menjëherë pas fitores së djeshme në zgjedhjet parlamentare, ku fitoi mbi 60 për qind të votave, do ta pres në takim Lajçakun.

Lajçak e Vuçiq do të takohen në Beograd prej orë 18:00, ku do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak qëndroi disa ditë edhe në Kosovë javën që shkoi, ku zhvilloi takime të njëpasnjëshme me akterët kryesorë të vendit./ Gazeta Sinjali/