image Lahaj-Ramës: Anulo Goran Bregoviq, Shipnisë nuk i ka hije me bë dasmë me dajre t’çetnikëve

Bota e Yjeve

Lahaj-Ramës: Anulo Goran Bregoviq, Shipnisë nuk i ka hije me bë dasmë me dajre t’çetnikëve

news image

Si shumë artistë dhe këngëtarë edhe Ramë Lahaj ka deklaruar kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky i fundit pak më ndryshe, iu është drejtuar posaçërisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lahaj iu është drejtuar Ramës duke i thënë: “Në emnin e të gjithë kosovarëve, anulo Goran Bregoviq!”.

Në postimin e tij ai ka shkruar se: “Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë kolegët pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!”.

Gjithashtu, këngëtari ka përmendur edhe tërmetin i cili ka ndodhur në Shqipëri dhe Kosova i ka ofruar ndihmë.

E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!”, u shpreh ai.

Në fund të postimit Lahaj la një porosi:

“Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”.

/GazetaSinjali/