image Lahaj për vdekjen e Nexhmije Pagarushës: Na fal që nuk bëmë aq sa duhet për ty

Kulturë/ Lahaj për vdekjen e Nexhmije Pagarushës: Na fal që nuk bëmë aq sa duhet për ty

news image

Sot në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Për vdekjen e arstistes kanë reaguar njerëz të shumtë nga bota e artit dhe muzikës të cilët e kanë njohur nga afër Nexhmijen e që janë rritur me zërin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

I trishtuar me lajmin për vdekjen e saj është shprehur edhe tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Lahaj thotë se i është këputur shpirti nga ky lajm dhe se i dhemb që nuk ka mundësi ta shohë për herë të fundit, por se përherë do ta ruaj kujtimin për të.

Ramë Lahaj, gjithashtu, ka rikujtuar faktin që shteti nuk ka bërë aq sa duhet për një artiste si Nexhmije Pagarusha./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/rame.lahaj/posts/2602002613422296