image Lagjja "Kalabria" në Prishtinë do të mbetet 7 orë pa ujë

Kosovë

Njoftim/ Lagjja “Kalabria” në Prishtinë do të mbetet 7 orë pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjja “Kalabria” në Prishtinë nesër do të mbetët pa ujë 7 orë.

Sipas kësaj kompanie ndërprerja me furnizim të ujit të pijës do të bëhet për shkak të punimeve teknike në këtë pjesë.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që nesër më datë 07.03.2020, e shtunë ,lagjja Kalabria do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00-16:00. Arsye për këtë ndërprerje janë punimet teknike të planifikuara në kuadër të bashkëpunimit me projektet e zyrës Zvicerane dhe bëhen për shkak të instalimit të ujëmatësit zonal afër ambulantës së lagjes në fjalë. Ekipet tona do të jenë në përkrahje të kontraktorit me qëllim që punimet të kryhen sa me shpejt dhe në kohë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/