Banorët e Lagjes së Spitalit në kryeqytet, kanë mbetur sot pa ujë, shkruan Gazeta Sinjali
Kompania Rajonale e Ujësjellësit në një njoftim për media ka bërë të ditur se në Lagjen e Spitalit banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm si rezultat i një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën “Holgen Peterson”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim./GazetaSinjali/