image Lacazette e ngacmon Xhakën në transmetimin live me fjalë shqipe

Futboll

Lacazette e ngacmon Xhakën në transmetimin live me fjalë shqipe

news image

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ishte pjesë e një loje në TikTok, me figurën e famshme për shqiptarët në atë aplikacion, Kozak Braçi.

Por në këtë transmetim live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenal, ku spikat ai i sulmuesit Alexandre Lacazette.

Sulmuesi francez me komentet e tij shkruan: “GRANIT!! A JE MIIIIIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.

Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lacazette shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës. 

/Gazeta Sinjali Sporti/