image Laboratori i mori 200 euro për një test për COVID-19, reagon kryeministri

Kosovë

Laboratori i mori 200 euro për një test për COVID-19, reagon kryeministri

news image

Një qytetar ka paguar 200 euro për ta kryer një test për COVID-19 me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut, si dhe i ka inkurajuar qytetarët që t’i raportojnë rastet.

“Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatoje ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3593802467347748

Qytetari i cili e ka denoncuar rastin në fjalë, duke e publikuar edhe faturën e lëshuar nga laboratori që ndodhet në kryeqytetin e Kosovës.

Si pasojë e shkeljeve të rënda, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka bërë të ditur ky laborator mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si dhe mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. /Gazeta Sinjali