Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Pas një vere të suksesshme, ai duket se ka nisur pushimet bashkë me familjen dhe si destinacion ka zgjedhur Kroacinë.
Labi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku së fundmi ka sjell disa fotografi nga udhëtimi i tyre në qytetin e bukur të Dubronvik-ut.
Në disa prej tyre shfaqet përkrah gruas së tij, Hanës, ndërkohë që nuk munguan edhe disa imazhe ku shfaqet pranë fëmijëve.
“Ju urojmë një të diele të qetë për ju dhe familjet e juaja. Ne ju përshëndesim nga zemra e ju pafshim me mirë, se sa ju që mendoni për jetën tuaj”, ka shkruar ai në Facebook.
“Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka përfunduar artisti.