image La Liga vendos, ky është afati i fundit për rinisjen e kampionatit

Futboll

Futboll/ La Liga vendos, ky është afati i fundit për rinisjen e kampionatit

news image

La Liga ka caktuar afatin e fundit për rinisjen e kampionatit.

Data e përzgjedhur nga presidenti i ligës spanjolle të futbollit si afat i fundit për të rinisur kampionati është 27 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo tri ditë.

Nëse nuk rifillohet kampionati deri në këtë datë, atëherë sezoni do të anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të dorëzohet apo jo titulli kampion.

Momentalisht, Barcelona është lider me dy pike më shumë se Real Madridi./Gazeta Sinjali/