image La çelësat dhe dokumentet brenda automjetit, hajnat ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë prizrenasit

Siguri

La çelësat dhe dokumentet brenda automjetit, hajnat ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë prizrenasit

news image

Një person ka raportuar në Polici se vetura e tij është vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Atmaxhë në Prizren.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se vetura e tipit ‘Ford Galaxy’ ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së viktimës dhe brenda automjetit ishin çelësat e veturës dhe dokumentacioni si certifikata e regjistrimit dhe polica e sigurimit.

Sipas burimeve vjedhja ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:30, ku më pas të dyshuarit me veturën që vodhën kanë shkuar në drejtim të rrugës Prizren – Landovicë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia e hetimeve.

/GazetaSinjali/