Seriali shumë i shikuar spanjoll, “La Casa de Papel 3” ka thyer çdo rekord në platformën Netflix.
Sezoni i tretë i këtij seriali është shikuar nga mbi 34 milionë llogari qysh në javën e parë të transmetimit, përcjell Sinjali.
“La Casa de Papel 3”, theu rekordin e serialit ose filmit më të shikuar në Netflix në vende të ndryshme të botës.
Në këto vende bëjnë pjesë: Franca, Italia, Argjentina, Brazili, Kili dhe Portugalia.
“La Casa de Papel 3” premierën e pati më 19 korrik./Sinjali/