Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ka thënë se e ka përcjellur dashurinë e saj për grimin te vajza e saj 20-muajshe Stormi.
Këtë ajo e ka treguar në një video të publikuar në platformën YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.
Kylie në këtë video tregon se që nga dita kur është bërë nënë vendosja e grimit i merr më pak kohë.
“Stormit i pëlqen shumë grimi tani. Ajo është e mrekullueshme. Sa herë që unë lyhem me buzëkuq ajo e vë re. Ajo më shikon dhe thotë ‘buzëkuq, buzëkuq, buzëkuq’”, ka thënë 22-vjeçarja.
Pavarësisht se Stormit i pëlqen shumë grimi, Kylie ka treguar se nuk e ka vendosur akoma se në çfarë moshe do e e lejojë të lyhet.
“Ajo ndoshta nuk do të dojë të lyhet. Por sinqerisht, si po shkojnë gjërat, mund të them se kjo vajzë është e fiksuar pas ‘make up-it’. Ajo më lutet”, ka treguar Jenner. /Gazeta Sinjali/