image Kylie Jenner dhe Drake shihen sërish në shoqërinë e njëri –tjetrit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kylie Jenner dhe Drake shihen sërish në shoqërinë e njëri –tjetrit

news image

Mediat e huaja kohëve të fundit kanë raportuar se miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner dhe rep-artisti i njohur Drake, kanë nisur një lidhje dashurie.

Gjithcka nisi gjatë festës së datëlindjes së rep-artistit, ku 22-vjeçarja u pa shumë e afërt me të, teksa burime pranë tyre treguan se ata kaluan shumë mirë pranë njëri-tjetrit.

Dyshja mbrëmjen e kaluar janë parë sërish së bashku, kështu duke i bërë që dyshimet për lidhjen e tyre të forcohen më shumë.

Ata festuan festën e “Halloween” së bashku, ku Kylie ishte veshur si një elf.

Rreth këtyre lajmeve nuk kanë reaguar asnjëri nga ta dhe mbetet të shihet se çfarë aktualisht Kylie dhe Drake kanë në mes vete./Gazeta Sinjali/