Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, javë më parë i dha fund lidhjes me partnerin e saj rep-artistin e njohur Travis Scott.
Scott kishte pranuar publikisht se nuk ishte gati të martohej apo të kishte një fëmijë të dytë me 22-vjeçaren, transmeton Gazeta Sinjali.
Duket se gjithçka ka kaluar shpejt për Jenner, e cila më 23 tetor është parë në festën e 33-vjetorit të rep-artistit gjithashtu të njohur Drake. Burime për ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se dyshja është parë të flirtojë gjatë gjithë kohës dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Pas këtyre lajmeve, Travis është shprehur se nuk do i pëlqente që kjo gjë të ishte e vërtetë pasi do ndihej i tradhtuar nga Drake./Gazeta Sinjali/