Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur një mikroskop me krio elektrone për të zbuluar se si koronavirusi infekton njerëzit.
Studimi i publikuar në revistën “Science” tregon se virusi shënjestrën një lloj receptorësh që gjenden në qelizat e njeriut në mushkëri, zemër, veshka dhe zorrë.
Ndërsa një studim i mëhershëm zbuloi se proteina e virusit ka dy fusha lidhëse për receptorët, njëra përçuese dhe tjetra marrëse. Këto i lejojnë virusit që të lidhet me qelizat e njeriut dhe t’i pushtojë ato.
Sipas studimit të ri, virusi shënjestron receptorin ACE2 të njeriut që është lidhur me transportuesin aminoacid. Ky nëntip i strukturës së receptorit ACE2 nuk ishte zbuluar kurrë më parë. Virusi përdor fushën përçuese për tu lidhur me strukturën ACE2, që i mundëson koronavirusit të hyjë dhe të infektojë qelizën.
Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi i tyre të ndihmojë në gjetjen e një vaksine që parandalon infeksionin të prekë qelizat e njeriut./Gazeta Sinjali/