image Ky shtet voton për heqjen e dënimit me vdekje

Botë

Ky shtet voton për heqjen e dënimit me vdekje

news image

Deputetët e shtetit amerikan, Virginia, kanë votuar për heqjen e dënimit me vdekje si një dënim penal, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave amerikane, Dhoma e Delegatëve të shtetit ndoqi Senatin në këtë votim për t’i dhënë fund praktikës, duke i hapur rrugën Guvernatorit Ralph Northam të nënshkruajë shfuqizimin e ligjit.

Me këtë vendim, Virginia bëhet shteti i parë jugor në SHBA që e heq dënimin me vdekje.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte rifilluar dënimet me vdekje në vitin e kaluar pas një pauze 17-vjeçare.

Brenda pak muajsh janë vrarë rreth 13 njerëz, duke përfshirë gjashtë ekzekutime të kryera pas zgjedhjeve.

Në anën tjetër, presidenti Joe Biden, gjatë fushatës së tij presidenciale tha se do të punojë për t’i dhënë fund dënimit federal me vdekje dhe për të inkurajuar shtetet të ndjekin shembullin./Gazeta Sinjali/