image Ky shtet pritet të dyfishojë çmimin e rrymës

Botë

Ky shtet pritet të dyfishojë çmimin e rrymës

news image

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Gjermania pritet të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror.

Sipas një raporti në Süddeutsche Zeitung, nga 1 janari, pothuajse 300 operatorë ofrues të energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Gjermaninë do të rritin çmimet e energjisë.

Ofruesit e energjisë duhet të njoftojnë konsumatorët për rritjen e çmimeve gjashtë javë përpara.

Mesatarisht flitet për rritje rreth 54% të gazit natyror dhe rreth 61% të energjisë elektrike, raportojnë mediet gjermane.

Për shembull, në apartamentet qendrore të Këlnit, konsumatorët kanë marrë tashmë njoftim për një rritje vjetore që mund të arrijë deri në 2000 euro.

Një shembull ilustrues: nga 150 euro në muaj, faturat do të rriten në 317 për energjinë elektrike dhe gazin natyror në vitin e ri, sipas letrave të para nga ofruesit. Rritje përkatëse të mëdha të faturave priten edhe në Mynih. 

/GazetaSinjali/