Qeveria e Venezuelës i shprehu ngushëllimet popullit iranian dhe irakian për vrasjen e gjeneralit iranian, -Qassem Soleimanit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin e Amerikës për vrasjen e Qassem Soleimanit, komandant i Forcës Al-Kuds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit.
Përmes kësaj deklarate vlerësohet se vrasje e Soleimanit ka rritur tensionin në rajnon dhe se nuk ka vend në drejtësinë ndërkombëtare si dhe theksohet se qeveria venezuelase dënon fuqishëm këtë sulm.
Gjithashtu bëhet thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar dhe kërkoi nga palët që të “mbrojnë paqen në Lindjen e Mesme”.
“Qeveria Bolivariane e Venezuelës i shpreh ngushëllimet për shkak të vrasjeve, popullit të Republikës Islame të Iranit dhe Republikës së Irakut”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Venezuelës./Gazeta Sinjali/