Gjermania hapi impiantin e parë kompakt në botë, për prodhimin e karburantit pa karbon.
Impianti, që ka madhësinë e një kontejneri transportues dhe drejtohet nga Instituti i Teknologjisë Karlsruhe, mund të krijojë karburant për makinat elektrike, anijet ose avionët.
Karburanti prodhohet në katër hapa duke përdorur energjinë e gjelbër. Ky projekti financohet nga qeveria gjermane.
Impianti pilot, gjatë provave fillestare, ka mbushur tashmë një fuçi me karburant elektrik, por nuk mund të prodhohen më shumë se disa litra në ditë. Drejtuesit e projekteve presin që kjo gjë të ndryshojë së shpejti. /Gazeta Sinjali/