Australianët janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë.
Këtë e ka treguar një studim i fundit, ku ata pinin më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit) dhe mesatarja globale ishte rreth 14 herë.
Danimarka dhe Finlanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë, me të anketuarit që pohojnë se janë dehur pothuajse dy herë në muaj.
Shefja ekzekutive e Fondacionit për Kërkimin dhe Edukimin e Alkoolit, Caterina Giorgi, tha se statistikat ishin “shqetësuese”.
“Australia kryeson botën si në numrin e rasteve kur njerëzit raportojnë se janë dehur ashtu edhe në kërkimin e trajtimit mjekësor urgjent për alkoolin. Të dy këta tregues sugjerojnë që njerëzit po pinë në nivele mjaft të rrezikshme”, tha ajo për The Guardian./GazetaSinjali/