Gazetari Boshnjak Jasmin Mujanoviq ka zbuluar planet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për destabilizimin e rajonit, përmes një postimi në Twitter.
Mujanoviq ka shkruar se Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensione me Kosovën përgjatë muajit tetor, ku ndoshta edhe mund të eskalojnë.
Përmes ish-presidentit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik dhe në bashkëpunim me Rusinë në Këshillimin e Sigurimit, po tentohet t’i ndërprehet mandati i EUFOR-it në Bosnje.
“Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensionet me Kosovën për pjesën e mbetur të tetorit, madje mund të përshkallëzohet situata nga këtu. Por, duhet pasur parasysh lojën tjetër të madhe: Rusinë mund ta prishë mandatin e EUFOR -it në Bosnje dhe Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nëntor. Dodik tashmë është i gatshëm për një krizë të sigurisë”, është shprehur Mujanoviq.
Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina është shteti i radhës të cilin Vuçiq do të tentojë ta fusë në krizë.
“Siç thashë, akti tjetër është mandati i EUFOR -it i BiH -së në Nëntor. Ka të ngjarë të ketë edhe më shumë trazira në Kosovë (dhe ndoshta Malin e Zi) deri atëherë, por Bosnja dhe Hercegovina është caku i radhës. Komuniteti ndërkombëtar dhe eksponentët e politikës vendore kanë disa javë kohë për t’u kundërpërgjigjur. Bëhuni bashkë”, shkruan Mujanoviq./GazetaSinjali/