image Ky shtet do t’i heq të gjitha masat kundër koronavirusit

Botë

Ky shtet do t’i heq të gjitha masat kundër koronavirusit

news image

Duke filluar nga 10 shtatori, Danimarka do t’i heq të gjitha kufizimet kundër COVID-19, falë numrit të konsiderueshëm të vaksinimit dhe se sëmundja më nuk konsiderohet “kërcënuese për shoqërinë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. “Epidemia është nën kontroll, ne kemi norma rekord të vaksinimit”.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke në një njoftim për shtyp tha “se kjo është arsyeja pse, më 10 shtator, ne do të jemi në gjendje të braktisim rregullat e veçanta të vendosura në luftën kundër COVID-19”,

Ne nuk jemi jashtë epidemisë”, theksoi ai, duke siguruar se “qeveria nuk do të ngurrojë të veprojë shpejt, nëse pandemia kërcënon sërish funksionet thelbësore të shoqërisë”.

Danimarka ishte një nga vendet e para që vendosi një bllokim të pjesshëm me mbylljen e shkollave dhe bizneseve jothelbësore, në mars të vitit 2020.

Pas lehtësimit të parë të masave, disa javë më vonë, ajo i riktheu sërish ato në gusht 2020. Që nga atëherë, vendi është rihapur gradualisht.

Më shumë se 70 për qind e popullsisë së vendit skandinav prej 5,8 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht. /GazetaSinjali/